AnkesaPRO

Kërkesë për kompensim dëmi nga kompania e sigurimeve

Pas një aksidenti trafiku, mund të kërkoni kompensim nga kompania e sigurimeve e palës përgjegjëse. AnkesaPRO e përpilon kërkesën ligjore me të dhënat dhe dokumentet tuaja.

Dy lloje kërkesash

Kërkesa për dëm material mbulon dëmet në automjet dhe shpenzimet e lidhura me to.

Kërkesa për dëm material dhe jomaterial përfshin edhe zërat jomaterialë, kur rasti i ka.

Baza ligjore e përdorur në dokument është Ligji nr. 04/L-018 për sigurimin e detyrueshëm nga autopërgjegjësia.

Si funksionon

Plotësoni të dhënat e aksidentit, të automjeteve dhe të palëve, dhe ngarkoni dokumentacionin që posedoni.

Rishikoni dokumentin e gjeneruar, nënshkruani dhe merrni kërkesën në PDF.

Kostoja

Tarifa bazë është 50 €. Me shtesën Premium prej 10 €, dorëzimin e kryejmë ne.

Çfarë ju nevojitet

  • Raporti i aksidentit ose procesverbali
  • Fotografi të dëmit
  • Polisa e sigurimit, nëse e keni
  • Fatura ose vlerësime të riparimit
  • Dokumente shëndetësore, vetëm nëse janë relevante
Fillo kërkesën
Kërkesë për kompensim dëmi nga kompania e sigurimeve | AnkesaPRO